Krishtlindje në Korçë! “Epiqendra” e festës, jo vetëm për besimtarët
25/12/2022 19:41
Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës.
Veç banorëve të cilët ndjekin ritualet dhe festojnë, edhe shumë pushues kanë zgjedhur qytetin juglindor.
Dita ka nisur me meshën e shenjte që është mbajtur në Katedralen Ringjallja e Krishtit ku mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Johan Pelushi ka përcjellë urimin e tij për më shumë paqe, shpresë dhe gëzim
Një pjesë e konsiderueshme e familjeve korçare festojnë në shtëpi me drekën tradicionale ndërsa pushuesit shijojnë qytetin dhe gjithçka ofrohet për këtë festë duke përcjellë edhe urimet e tyre
Edhe këtë vit hotelet dhe shtëpitë pritëse janë rezervuar 100% ndërsa pushuesit kane mbushur jo vetëm qytetin por edhe rrethinat.
Top Channel