Përgatitjet për vitin e ri janë traditë që sjellin gëzim e harmoni në familje, e sidomos tek ata me fëmijë të vegjël.

Vendosja e pemës, zbukurimet plot ngjyra e dhuratat, bëhen çdo vit për të gëzuar me njerëzit e afërt të zemrës.

Por përgatitjet e këtij viti për festat shqiptarët po i bëjnë mes vështirësive ekonomike. Shpenzimet janë shumë herë më të larta për shkak të çmimeve të rritura.

Qytetarët shprehen: 

“Kemi shumë shpenzime, shkojnë rreth 400 e ca mijë lek. Çmimet janë rritur shumë dhe ne jemi pensioniste dhe e ndjejmë shumë çështjen e shpenzimeve”.

“Po mundohemi ta përjetojmë nga pak e nga pak dhe do ta festojmë me kalamajtë me nipër e mbesa por më ndihmojnë nga pak edhe fëmijët”.

“Vështirë shumë vështirë, shpenzime do bëjmë aq sa kemi mundësi, ja dalim shohim nuk i blejmë dot gjërat”.

“Po përgatitemi por kjo varet nga mundësia ekonomike dhe rrezik këtë vit nuk do marrim as kaposh as pulë, ka shkuar kilogrami i kaposhit 16 mijë lek se merr dot. Unë nuk kam vënë pemë por kam vënë një shirit me drita të vogla që sillet rreth bufesë, këto janë mundësitë megjithatë gëzimin e kam”.

Por vështirësitë nuk i ndalojnë që brenda mundësive që kanë të përjetojnë atmosferën festive duke shpresuar që viti që do të vijë, të jetë më i mirë për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA