Grabitësit e sheshit “Skënderbej”/ Kërcënonin me thikë e armë false qytetarët dhe u merrnin sendet personale, dy të arrestuar në Tiranë
24/12/2022 12:04
Dy të rinj që vidhnin qytetarët nën kërcënimin e armëve në sheshin “Skënderbej” janë vënë në pranga këtë të shtunë.
Nën hetim është vënë dhe një 14-vjeçar.
K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar në flagrancë në sheshin “Skënderbej”, pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve gjatë ditëve të fundit.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel