Prej nisjes së Vettingut dhe deri më tani, mbi 5 mijë qytetarë janë ankuar pranë institucioneve të Vettingut KPK dhe KPA kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, për njërin prej tyre KPA ka kryer kallëzim në prokurori duke pretenduar se ai dha dëshmi të rremë dhe akte të falsifikuara me qëllim për të dëmtuar gjatë Vetting-ut pozitën e gjyqtarit, i cili aktualisht është Gjyqtar i Lartë.

Në mbyllje të hetimeve, prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat e dëshmisë së rreme dhe të falsifikimit të dokumenteve ndaj shtetasit  Flamur Kadena, i cili dyshohet se paraqiti shkresa të pavërteta me synimin për të dëmtuar karrierën e gjyqtarit të lartë Sokol Ngresi.

Në dokumentet që disponon Top Channel, prokurori Arben Agovi përmend se teksa Ngresi po përballej me Vetting-un pranë KPA u paraqit një denoncim anonim ku sinjalizohej se  gjyqtari nuk kishte deklaruar një apartament. gjatë seancave të Vettingut në shtator 2021 i dyshuari Kadena u thirr  nga KPA si dëshmitar për të folur për kontratën e porosisë mbi blerjen e pronës së pretenduar.

I akuzuari këmbënguli se kishte biseduar vetëm për vetëm me gjyqtarin dhe se ai kishte firmosur shkresa , të cilat mbasi KPA i kërkoi  ju lanë mbi tavolinë me kushtin që ti ktheheshin menjëherë. aty në fakt gjendej nënshkrimi i një falsifikatori që kishte tentuar ta imitonte.

Por dëshmitari i tradhtuar nga firma e cila nga akt ekspertiza del që nuk ishte e gjyqtarit.

Gabimi tjetër që KPA zbuloi dhe që konfirmohet më pas edhe në hetimet e prokurorisë së Tiranës  është përgjigjja e drejtorisë së tatimeve, ku një kontratë e tillë duhet të ishte dorëzuar por që nuk ekzistonte.

Të gjitha këto akte rezultuan false.

Në dosje prokurori përmend një sërë dëshmish midis tyre edhe të gjyqtarit të lartë Sokol Ngresi i konfirmuar në detyrë për të trija kriteret. Ai thotë se keqbërësit e kryen këtë veprim me synimin për ta dëmtuar në detyrën e gjyqtarit e për ti sjellë pasoja në karrierë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA