Një qytetar nga Delvina shkruan në “Ti Raporton” dhe akuzon Bashkinë se personat me aftësi të kufizuar nuk e kanë marrë shpërblimin për muajin dhjetor.
“Për muajin dhjetor invalidët nuk e kanë marrë shumën prej 33 mijë lek të vjetra që përfitojnë çdo muaj sipas ligjit”, thotë ai.
Po ashtu qytetari pretendon se bashkia këto para po i përdor për darka festash me stafet e tyre, ndërsa atyre u thonë që paratë do ti marrin në janar, të cilat në fakt u takojnë në dhjetor sipas ligjit.
“Invalidet nuk kanë të ardhura që të presin fundin e muajit janar. Ju lutemi ndikoni mbase e japin javën tjetër”, shprehet ai.
“Ju lutemi ta bëni problem që invalidet në Bashkinë Delvinë nuk e morën për muajin dhjetor shumën prej 33 mijë lek të vjetra që përfitojnë çdo muaj sipas ligjit. Kjo shumë akordohet nga qeveria dhe shpërndahet nga bashkia. Sipas disa burimeve bashkia këto lekë po i përdor për darka festash me stafet e tyre, dhe na thonë që do tua japin në muajin janar. Invalidet nuk kanë të ardhura që të presin fundin e muajit janar. Ju lutemi ndikoni mbase e japin javën tjetër. Ju faleminderit!”, shkruan qytetari.
Top Channel