Në 24 orët e fundit janë regjistruar18 qytetarë të infektuar me COVID, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Nga 379 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.
Janë 215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika ( 24 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 379
Testime totale 2,017,587
Raste pozitive 332,670
Raste të shëruara 328,859
Raste Aktive 215
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 164
Fier 11
Gjirokastër 10
Durrës 7
Berat 6
Vlorë 6
Lezhë 5
Korçë 3
Shkodër 2
Elbasan 1
Top Channel