26-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e djeshme pasi u kapën 3 thasë me 85 kg kanabis në mjetin, është arrestuar nga policia.

Në pranga ra V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në transportimin e lëndës narkotike.

26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA