Të shtëna me armë në qendër të Parisit, tre të vdekur/ Arrestohet autori, ishte liruar pak kohë më parë nga burgu

23/12/2022 16:46

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe plagosur tre të tjerë.

Një 69-vjeçar i dyshuar u arrestua nga policia në lidhje pas sulmit që ndodhi sulmin, njëkohësisht u sekuestrua arma e përdorur. Po hetohet për një sulm të mundshëm racist, pasi i dyshuari e kishte bërë më parë.

Prokurorja e Parisit Laure Beccuau konfirmoi se i dyshuari sapo ishte liruar, pas një viti arrest. 69-vjeçari kishte sulmuar tendat në një kamp emigrantësh në Paris me mjet prerës.

Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd dhe prokurorët thanë se do të shqyrtonin një motiv të mundshëm racist.

Rruga afër stacionit të metrosë Château d’Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA