Policia qëllon për vdekje gruan që mbajti peng punonjësen e supermarketit në SHBA, teksa kërkonte mediat (video-foto)

23/12/2022 17:35

Policia e Richland raportonte dje pasdite për një “incident me armë në dyqanin e Walmart” ndërsa disa orë më vonë u raportuan për të shtënat brenda dyqanit.

Policia në Mississippi ka qëlluar për vdekje një grua që mbante një punonjëse të marketeve Walmart, në ngjarjen e rëndë të regjistruar në kamera  dje në SHBA.

21 vjeçarja Corlunda McGinister u qëllua për vdekje nga oficerët në supermarketin e qytezës së Richland pasi çuditërisht ishte lutur të fliste me një prezantues lajmesh, teksa mbante peng punonjësen e tmerruar, sipas autoriteteve dhe pamjeve të incidentit tragjik.

Në pamjet e shpërndara online shihet gruaja e cila duket (jo qartësisht) se mban një armë teksa bën kërkesat e saj specifike.


“Hej, më sillni një prezantues lajmesh këtu menjëherë,” thotë gruaja që mban një objekt në dorën e djathtë ndërsa me tjetrën mban pengun e saj.

Pengmarrësja raportohet se kishte thënë se nuk donte të lëndonte njeri, por kishte refuzuar thirrjet e policisë për të lënë të shkonte pengun gjatë episodit të rëndë.

“Nuk dua të lëndoj njeri,” thotë gruaja. “Më sillni një prezantues lajmesh.”

Në pamje shihen oficerët që i kërkojnë të lëshojë pengun dhe të hedhë armën, ndërsa ajo vijon të kërkojë prezantuesin e lajmeve.

Kreu i policisë së Richland, Chief Nick McLendon tha për rrjetin WAPT se incidenti ishte i rëndë për të gjithë.

Ai shtoi se askush tjetër nuk ishte plagosur në konfrontim. Autoritetet thanë se po hetojnë ngjarjen dhe motivet e viktimës, por deri tani asnjë informacion shtesë nuk është bërë i ditur, sipas rrjetit vendas WLBT.

FOTO GALERI
1/3
Policia në Mississippi ka qëlluar për vdekje një grua që mbante një punonjëse të marketeve Walmart

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA