Krishtlindje të akullta në SHBA, i ftohti shkakton ngrirjen në më pak se 10 minuta

23/12/2022 11:36

Ulja e temperaturave që  po bën kërdinë në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë mund të çojë në ngrirje në lëkurën e zhveshur në vetëm pesë deri në 10 minuta, paralajmërojnë ekspertët.

Ngrirja shkaktohet kur qarkullimi i gjakut ngadalësohet , shpesh në vende si hunda dhe faqet ose gishtat e dorës dhe këmbëve. Mungesa e gjakut të ngrohtë mund të çojë në ngrirje dhe këputje të indeve, dhe në disa raste, në amputim.

Një stuhi e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarm përpara ditëve më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

Alarmet shtrihen nga bregu në bregdet dhe arrijnë në jug deri në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida, shteti Sunshine.

Aeroportet kryesore kanë anuluar mijëra fluturime pasi stuhia intensifikohet. I ftohti mund të sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada, thonë sinoptikanët.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se temperaturat prej -50 gradë ishin të mundshme deri në fund të kësaj jave në disa pjesë të vendit.

Meteorologët thonë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një “ciklon bombë” deri të premten.

Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë. “Kjo nuk është si një ditë e zakonshme me borë, kur keni qenë fëmijë, kjo është diçka serioze,” tha Presidenti Joe Biden në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA