Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka dhunuar dhe ka kërcënuar një person për t’i marrë 3 mijë euro.
Në pranga ra N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
26-vjeçari ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një person , për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh.
Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe 2 aparate celulare.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel