
Macron viziton SHBA-në, mediat komentojnë: Kërkon të bindë Trumpin të mos afrohet me Putin!
24/02 13:42
Aktivistët e klimës kanë prerë majën e pemës së Krishtlindjes që qëndronte përpara Portës së Brandenburgut të Berlinit.
Grupi protestues Last Generation prenë dy metra nga maja e pemës 15 metra duke varur një pankartë ku shkruhej: “Kjo është vetëm maja e pemës së Krishtlindjes”.
Në një deklaratë, grupi tha se dëshironte të nënvizonte se Gjermania deri më tani po sheh vetëm “majën” e katastrofës klimatike që po ndodh në mbarë botën.
Ata i bërë thirrje qeverisë gjermane të bëjë më shumë për të trajtuar ngrohjen globale.
Duke kritikuar protesta të tilla, kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje aktivistëve të tregojnë “pak kreativitet”.
Top Channel