Për të gjashtin vit radhazi,në Baldushk u hap tregu tradicional i gjelave të detit. Këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zonës.

“Nuk ka asnjë dyshim se gjeli i Baldushkut është më i miri, më organiku, më i shëndetshmi. Është i pazëvendësueshëm në tavolinat e Vitit të Ri. Ka shumë njerëz që pyesin: “Si mund të ndihmoj”, të cilëve u them: mund të blesh një gjel këtu sepse kështu ndihmon ekonominë lokale. Kemi një Tiranë urbane  me financa dhe para, që është pjesa më vitale e qytetit, por kur vjen puna te gjenerimi i ekonomisë, Tirana është e rrethuar me një super kurorë rurale, ku prodhohet mishi i gjelit, djathë, kos dhe gjalpë, ku prodhohet vaji i ullirit, vera dhe rakia më e mire”-tha Veliaj.

Një karakteristikë që banorët e ruajnë me fanatizëm në mirërritjen e gjelave, është ajo e mos përdorimit të elementëve të dëmshëm në ushqimin e tyre, por vetëm me produkte bio.

“Fakti që analizat e gjelit tregojnë se nuk kanë toksina, as antibiotikë, e bëjnë të gatshëm këtë produkt  – edhe nga ana ligjore të bëjnë certifikimin si një produkt organik – që fama, reputacioni dhe ekonomia që gjeneron gjeli i Baldushkut të shkojë përtej Tiranës dhe të kemi mundësinë që këtë brand ta çojmë, jo vetëm në të gjithë Shqipërinë dhe rajon, por edhe më tej në Europë. Kur mendoj se sa shumë mish të ngrirë konsumojmë, që vjen nga Argjentina dhe Brazili, me gjithë respektin për to, por ja ku kemi katundet tona, ushqimin tonë bio, që e certifikojmë vetë, e kontrollojmë vetë dhe e shikojmë vetë me sy, e dimë kur është koha për konsum, cilat janë analizat”.-tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA