Sheshi i Dropullit do mbajë emrin dhe bustin e ish-kryeministrit grek, Rama -Mitsotakis: Jep fjalën se do vish ta inagurojmë

22/12/2022 13:33

Sheshi i Dropullit do të marrë emrin e ish-kryeministrit grek Konstandino Mistotakis, babait të Kyriakos Mitsotakis i cili po ka qenë për vizitë në Shqipëri 30 vite më parë.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë pritjes të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Deviçan. Ramai kërkoi Mitsotakis të jepte fjalën se do ishte i pranishëm në inaugurimin e sheshit kryesor të Dropullit, teksa i tha se së pari duhet të fitojë zgjedhjet.

“Nuk dua të zgjatem por vetëm të them që për ne, minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua ti përshëndes të gjithë qytetarët si ju me kombësi greke që i kanë dhënë shumë komunitetit, vendit dhe falë lirisë e hapjes së kufijve pas një periudhe të gjatë, mund të lëvizin lirisht mes kësaj dhe asaj ane të kufirit dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti janë ndër më të rëndësishmit në ekonominë tone.

Kjo është dita jote dhe me shumë respekt, po bëj edhe organizatorin sepse është vërtet nder të të mirëpresim këtu. Këta janë mbledhur këtu për ty, asnjëherë nuk janë mbledhur për mua kështu, ta dish. Të konsiderojmë mik dhe vëlla këtu në tokën tonë.

Një shesh do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset busti i kryeministrit. E para duhet të fitojë zgjedhjet, se mund të vijë si mik por ashtu bust nuk ka.  Jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar, se un do jem prap kryeministër, për sheshin dhe vendosjen e bustit të babait tuaj”- tha kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA