Deputetët Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj hodhën akuza se maxhoranca po e shndërron procesin e përzgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në një proces mafioz dhe korruptiv.
Ata shprehen se ata duan të çojnë në Gjykatën Kushtetuese Ardian Dvoranin përmes rrugëve të paligjshme, duke e cilësuar si aktin më i rëndë që i bëhet demokracisë.
Bardhi: Sapo jemi njoftuar mbi procesin e votimit për 4 pika në rendin e ditës. Grupi juaj parlamentar ka propozuar të bëhet një votim i fshehtë ku 4 fletë do ndahen në mënyrë të çrregullt në sallë. Arsyeja që po propozoni një proces të tillë kaotik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtari të GJK. Kërkoj që të na informoni nëse ky informacion i pa bërë i ditur që na është dhënë nga administrata është i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë. Çdo tentativë për të imponuar në forma që keni lënë gjurmë se ç’jeni duke bërë, të jeni të sigurt që do dështojë. Tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni.
Alibeaj: Po ju kujtoj që pas 3 minutash, në orën 4 është njoftuar sekretariati për procedurat dhe votimet, dhe është thirrur për organizimin e votimit të fshehtë. Nuk mund të thoni tani që do bëhet më vonë. Është bërë kërkesa. Kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur koha e votimit. Të mblidhet sekretariati dhe të përgatitet ajo që keni bërë ndërmend. Jua thashë dhe në komisionin e ligjeve, është në shkelje ligjore. Ja kërkova kryetares së komisionit. Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik. Po shkelni këtë proces. Hiqni dorë. Jepni sqarimet siç u kërkua nga Bardhi.
Bushka: Këto unë i quaj të pavend se thjesht po zbatojmë rregulloren e kuvendit, këtu askush nuk është duke bërë asgjë në fshehtësi, procedura e votimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është e përcaktuar me ligj, është i fshehtë, një grup kanë kërkuar të bëhet votim i fshehtë me kuti, kjo kërkesë duhet paraqitur para se të bëhet votimi, është bërë, unë kam thirrur dhe do merret vendimi sipas rregullore, mos e bëni pis procesin për arsyet që keni, ne po zbatojmë pikë për pikë ligjin dhe rregulloren. Unë s’dua të bëj si ju që paragjykoni e vetëm po i bën i pis proceset.
Top Channel