Open Balkan/ Abazoviç: Vuçiç më ka thënë jemi të gatshëm të ulemi në tryezë me Kosovën në këtë iniciativë

22/12/2022 21:57

Është mbështetës mjaft i madh i iniciativës “Open Balkan” por akoma nuk është pjesë e saj, megjithatë Abazoviç ka pranuar se në samitet ku ka marrë pjesë, ka bërë edhe rolin e ndërmjetësuesit.

Ai tha se ka pyetur Vuçiçin nëse është i gatshëm të ulet në tavolinë me Kosovën në këtë iniciativë dhe sipas tij përgjigjia e presidentit serb ka qenë pozitive.

Abazoviç u shpreh se “Open Balkan” është një iniciativë liberale që nuk i detyron shtetet pjesëmarrëse të marrin përgjegjësi me detyrim.

Ju jeni një ndër mbështetësit e fortë të Open Balkan, çfarë ka fituar Mali i Zi?

Ne nuk jemi bërë pjesë e Open Balkan dhe kjo është një temë e madhe. 72 iniciativa rajonale kemi që ekzistojnë, mua duhet të më shpjegojë dikush se përse refuzohet të kemi edhe një tjetër?

Sepse Serbia nuk ul Kosovën si të barabartë në tryezë.

Kjo nuk është e vërtetë, unë vetë kam folur për këtë temë me Vuçiçin, i kam thënë a jeni ju të gatshëm që Kosova të ulet në tavolinë me ne e përgjigjia ka qenë po. Kush kishte garanci që edhe ne do të trajtoheshim njësoj. Nëse dikush e refuzon atë gjë, na refuzon edhe neve. Kam marrë tre pjesë në samitet e Open Balkan, iniciativa ishte e hapur për të gjashtë shtetet. Thotë dikush nëse shumë në Open Balkan do të vinë produktet nga Serbia e Shqipëria e ne nuk do të prodhojmë më. Edhe sot po të hysh në marketet shqiptare ka produkte malazeze, çfarë domethënë kjo, ne as nuk jemi në Open Balkan. Open Balkan është shumë liberal. Nëse nuk dakordësohemi për diçka çdo gjë është në rregull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA