Debati i ditës së sotme në Kuvend mes kryeministrit dhe deputetit të PD-së Gazemnt Bardhi, ka degraduar në përdorimin e ofendimeve.
Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj, u detyrua të ndërpresë për disa sekonda seancën dhe të opërjashtojë Bardhin për sot, në mënyrë që të qetësoheshin gjakrat në Parlament.
Debati erdhi pasi Bardhi akuzoi kryeministrin Rama duke i thënë se Gjykatën Kushtetuese e ka shndërruar në një seksion të PS-së, gjë e cila e nevrikosi kryeministrin, ku ky i fundit e quajti Bardhin palaço cirku, ndërsa ai ia ktheu duke i thënë “legen”.
Bardhi: A i le oligarkët tani u përqendrove te mafiozët
Rama: More zotëri të çohet personi e të thotë mua më ka intimiduar.
Bardhi: Ti i ke çuar për ta shndërruar gjykatën kushtetuese në seksion të PS-së.
Rama: Ti je palaço.
Alibeaj: E dëgjoni drejtuese seancës.
Felaj: Patjetër që e dëgjoj siç ju dëgjova juve dje, keni mbërritur në pikën t’ju hiqet e drejta e fjalës.
Rama: Ti je një palaço cirku.
Bradhi: Ti je një legen.
Top Channel