Shqiptari në Angli burgoset 7 vjet për përdhunimin e të resë që e ftoi në shtëpi pasi u njohën në restorant (fotot)

21/12/2022 15:42

Një shqiptar shofer shpërndarjesh në Angli është burgosur sot për shtatë vjet pasi përdhunoi një vajzë që ishte pa ndjenja në shtëpinë e saj, e cila e kishte ftuar pasi u njohën në një restorant.

29 vjeçari Klodjan Samurri, kishte kryer abuzimin e rëndë me të renë sipas gjykatës, pasi kishin kaluar një mbrëmje në bar dhe më pas ishin kthyer në shtëpinë e vajzës në veri të Londrës në fillim të vitit.

Viktima tha në gjykatë se ishte shtrirë në krevat dhe ishte zgjuar “teksa Samurri po bënte seks me të”.

Samurri mohon dy akuza përdhunimi, por u shpall fajtor për një prej tyre. Ai u dënua me shtatë vjet burg dhe do të shënohet në regjistrin e sulmuesve seksualë.

Vajza tha se kishte qenë në bar me disa miqtë e saj në zonën Holloway, natën kur u njoh me Samurri.

Prokurorja Katrina Charles tha: “Ata hëngrën dhe u larguan rreth orës 12.00. Duke ecur në këmbë rrugës vajzat ndaluan në një restorant italian që frekuentohej nga miqtë që merrnin shpesh pica aty”.

“Duka biseduar me stafin e picerisë ato u njohën me tre djem, një prej të cilëve ishte Klodjan Samurri.

“Ato po qëndronin jashtë sepse ishte qershor, u ulën biseduan dhe morën disa pije”, tha zonja  Charles.

“Ata folën qartë për të vazhduar të festonin dhe pranuan të shkonin në shtëpinë e njërit prej të pranishmëve”.

Prokurorja Charles tha se djemve iu bë e qartë se ishin ftuar të vinin në shtëpinë e një prej vajzave “por jo për të kaluar natën aty”.

“Ato i përcaktuan kufijtë”, tha prokurorja.

“Kur ato u kthyen në shtëpi akuzuesja nuk ndjehej mirë prej alkoolit të konsumuar dhe shkoi në krevat, duke fikur dritën. Mikeshat e saj thotë se ajo mezi arrinte të fliste”.

Një prej tyre pa që Samurri shkoi në dhomën e viktimës “për të pyetur nëse ishte mirë”.

“Ajo i tha të mos shkonte në dhomën e saj se po flinte, kjo iu bë e qartë të akuzuarit”, tha prokurorja.

Një prej vajzave shkoi më pas në dhomë dhe pa që i akuzuari po tentonte të bënte seks me akuzuesen.

Ajo kishte pyetur Samurri nëse kishin rënë dakord për të bërë seks dhe ai u përgjigj: “Po, po, s’ka problem”, dhe e kishte shoqëruar jashtë dhomës.

Prokurorja shtoi: “Ishte e qartë se akuzuesja nuk dinte se çfarë po ndodhte dhe kur u pyet nëse donte të bënte seks me të akuzuarin, ajo se i kishte kërkuar disa here të largohej”.

“Por i akuzuari insiston se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale”.

Gjykatësi Bernard Richmond, i tha Klodjan Samurri: “Ju sulmuat një vajzë në krevatin e saj …e detyruat më pas të largohej nga shtëpia e saj dhe kjo është një shkelje e rëndë e privatësisë”.

“Ndoshta do të reflektoni që se çfarë ju bëri të silleshit në këtë mënyrë revoltuese, por ajo që bë ishte e rëndë dhe çdo anëtar i komunitetit është dakord me këtë”.

Samurri, nga Walthamstow në verilindje të Londrës, u shpall fajtor për një nga dy akuzat e ngritura të përdhunimit, duke u dënuar me shtatë vjet burgim.

FOTO GALERI
1/3
29 vjeçari Klodjan Samurri, kishte kryer abuzimin e rëndë me të renë sipas gjykatës, pasi kishin kaluar një mbrëmje në bar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA