Pastori ‘bling-bling’ përballet me 60 vjet burg pas arrestimit për përvetësim $100 000 nga besimtarët (fotot)

21/12/2022 21:25

Një pastor famëkeq në New York përballet me të paktën 60 vjet burg pas arrestimit nga FBI për mashtrim financiar ndaj besimtarëve të tij.

Peshkopi Lamor Whitehead drejtonte kishat ‘Liderët e të Ardhmes’ në New York, por u arrestua të hënën për mashtrim ndaj besimtarëve të kishës dhe dëshmi të rreme ndaj hetuesve.

45-vjeçari akuzohet se ka marrë mijëra dollarë duke përfituar nga besimi që i jepnin viktimat e tij, për t’i shpenzuar për vete në ora luksi, veshje apo sende të tjera, prej te cilave me vone nisi te njihej si “pastori bling-bling”.

Mes viteve 2020 e 2021, Whitehead besohet se ka zhvatur të paktën $90,000 nga kursimet e një besimtareje në pension duke i premtuar se do të investonte fondet për ta bërë atë më të pasur.

Por pasi besimtarët dërgonin paratë te Whitehead, ai nuk respektonte asnjëherë premtimin.

Madje prokurorët besojnë se Whitehead përdorte kërcënime ndaj një biznesmeni në zonën e Bronx për t’i marrë fillimisht $5,000 dhe më vonë tentoi t’i kërkonte $500,000.

Ai është akuzuar tashmë për mashtrim bankar, zhvatje dhe dëshmi të rreme.

Në një video në fillim të vitit Whitehead ishte në faqet e para të gazetave kur pretendonte se ishte grabitur gjatë një shërbese që po transmetonte direkt në rrjetet sociale.

Në videon e postuar online, një grup njerëzish të armatosur shihen duke bastisur kishën e tij.

Ngjarja është duke u hetuar nga policia.

FOTO GALERI
1/3
Peshkopi Lamor Whitehead drejtonte kishat ‘Liderët e të Ardhmes’ në New York, por u arrestua të hënën për mashtrim ndaj besimtarëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA