Dy viruset e gripit dhe covidi kanë përkeqësuar situatën epidemiologjike në vend.
Në qendra shëndetësore ka numër të shtuar të pacientëve të cilët drejtohen për vizitë, pjesa më e me e madhe testeve për covid rezulton negativ edhe pse mjeket tanimë mjekojnë në bazë të simptomave që shfaqin të cilat shpesh klinikisht flasin për covid.
“Ka raste nga të thjeshta deri dhe tek më të rëndat që duhen orientuar për te specialisti”, tha Jondia Diko dr. e qendrës shëndetësore nr 10.
Teste ndaj covid nuk i kapin variantet e omicron Ba 4 dhe Ba5 por njerëzit as nuk po testohen më.
Në vendin tonë dy ditë më parë u shënua një humbje jete për shkak të covid ndërkohë që ka një rritje të hospitalizimeve në disa vende të botës kryesisht tek të moshuarit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për të bërë dozat booster të vaksinës.
Me këtë trend në rritje si të virozave por edhe të dy viruseve të gripit duke qarkulluar bashkë me atë të covid pritet të përkeqësojnë situatën në muajin janar ku gripi kapi pikun e tij.
Top Channel