Shefi i Tesla-s Elon Musk duket se ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter.
“Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën”- shkroi miliarderi në një postim në Twitter.
I will resign as CEO as soon as I find someone foolish enough to take the job! After that, I will just run the software & servers teams.
— Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2022
Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale. Miliarderi i teknologjisë duket se përmbushi premtimin e tij ndaj ndjekësve për të respektuar rezultatin e sondazhit, në të cilin 57.5% e tyre votuan “po” në favor të dorëheqjes kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.
Top Channel