Një 24-vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar i djegies së gomave një ditë më parë në Vlorë, që shkaktoi një katastrofë mjedisore në qytet.

Shtetasi me inicialet S.Z. u vuri flakën një grumbulli gomash në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit,duke shkaktuar ndotjen e mjedisit përreth.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA