Një burrë barka e të cilit u përmbys në brigjet e stuhishme veriore të Australisë, arriti të mbijetojë dje për gati 24 orë në ujërat e njohur për peshkaqenë e krokodilë, duke u mbajtur në një copë druri.
Ai u gjet në ujë në Queensland rreth 2 kilometra larg barkës ë tij të vogël të përmbysur dhe u shpëtua nga grupet ajrore.
Burri ishte duke u mbajtur “në një copë pluskuese ruri ose fibrash” nga e cila u ngrit më pas në mjetin ajror njoftonte zyra vendase Australian Maritime Authority, e cila kishte postuar imazhet e shpëtimit në rrjetet sociale.
Ata thonin se i mbijetuari, i cili nuk është emëruar, ishte “shumë me fat” që kishte mbijetuar.
Burri ishte nisur nga ishulli “i vogël Getullai të martën por nuk kishte mbërritur në destinacion në kohën e pritur”.
U deshën shumë orë kërkime të autoriteteve për lokalizimin e të mbijetuarit rreth 2 km larg barkës së tij të përmbysur.
Në ujërat veriore të Australisë ku ndodhi ngjarja ka rreth 300 ishuj të vegjël.
Ato janë të banuara kryesisht nga popuj indigjenë të njohur si banorë të Ngushticës Torres e cila ka lidhje si me territoret e Australisë dhe të vendit fqinjë Papua New Guinea.
Ngushtica Torres ka 18 ishuj në një zonë gjeografike prej 48,000 kilometrash katrorë dhe peshkaqenët janë një simbol i rëndësishëm në rajon, të cilët quhet nga zyrtarët “mbrojtës të koraleve.”
Top Channel