Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur nga policia në Fier, ku janë konstatuar brenda një mjeti tre thasë me 85 kg kanabis.

Dy të rinjtë që po transportonin drogën, me një automjet tip “Audi Q7″, A. T. 25 vjeç dhe N. R., 31 vjeç,  pasi kanë parë që po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar.

Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, 25-vjeçarit A.T., i cili banonte në Fier.

31-vjeçari N. R., banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike është ende në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA