Autoritet greke tashmë kanë të qartë se 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj ka qenë shënjestra e ekzekutimit të ndodhur dy ditë më parë në lagjen Nea Zmirni të Athinës.

Sipas policisë, ka qenë ekspertiza mjeko ligjore që ka konfirmuar se Çerçizaj ka marrë 5 plumba në trup, ndërsa viktima tjetër, 44 vjecari Armando Ogrenja nuk ka vdekur prej plagës së plumbit që ka marrë në bark, por prej një ataku kardiak të ndodhur në momentin e panikut  të krijuar momentet e para të sulmit prej ekzekutorit.

Ogrenja humbi jetën 2 orë më pas në spitalin e Kryqit të Kuq ku ishte dërguar me një plagë plumbi në bark.

Prej sulmit u plagos edhe një qytetare greke 35 vjeçe.

Ndërkohë policia greke po heton lidhur me ngjarjen. Dyshimet janë se ekzekutimi i Çerçizaj ka lidhje me trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA