Instituti Gjeofizik Ekuadorian njoftoi se sot regjistroi një shtëllungë gazesh dhe hiri që dilte nga krateri i vullkanit Cotopaxi.
Reja e hirit arriti deri në 1100 metra mbi nivelin e kraterit të vullkanit dhe u zhvendos në jug të Kuitos nga era, tha Instituti.
Shërbimi i Menaxhimit të Rrezikut të Ekuadorit njoftoi në Tëitter se nuk ka rënë asnjë sasi e madhe hiri në zonat e prekura, përfshirë Quito.
Aeroporti i kryeqytetit deklaroi në Tëitter se sot po funksiononte normalisht dhe se rënia e hirit vullkanik nuk ka ndikuar në funksionimin e tij deri më tani.
Vullkani Cotopaxi, 5.897 metra i lartë, ndodhet në qytetin Latakung, në jug të Quitos, dhe u aktivizua në fund të tetorit me një nivel të ulët intensiteti duke emetuar gaze vullkanike dhe re hiri.
Cotopaxi konsiderohet si një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë për shkak të shpeshtësisë dhe intensitetit të shpërthimeve, si dhe numrit të banorëve që janë potencialisht të ekspozuar ndaj rrezikut.
Aktiviteti i mëparshëm shpërthyes i vullkanit ndodhi midis gushtit dhe dhjetorit të vitit 2015.
Top Channel