Ky do të jetë viti i parë që familja mbretërore dhe e gjithë Britania do të festojnë Krishtlindjet pa Mbretëreshën Elisabeth II.
Një ish-punonjës i pallatit pranon se mungesa e mbretëreshës Elizabeth do të jetë “e vështirë” për familjen mbretërore.
Monarkja më jetëgjatë e Britanisë vdiq në shtator, në moshën 96-vjeçare dhe një ish-punonjëse e pallatit beson se ajo do të jetë në mendjen e familjes mbretërore kur të mblidhen në Sandringham.
“Do të jetë e vështirë, pasi Mbretëresha ishte gjithçka që ata kishin, si shumica e Britanisë. Viti i parë është më i vështiri”, tha një burim për People.
Mbreti Charles, vëllezërit e motrat e tij dhe Princi William pritet të mblidhen të gjithë në Sandringham gjatë Krishtlindjes.
Princi Harry, djali më i vogël i Charles dhe gruaja e tij, Dukesha e Sussex, nuk pritet të bashkohen me familjen e tyre në Britani të Madhe.
Seriali dokumentar i çiftit mbretëror, “Harry dhe Meghan”, u transmetua së fundmi në Netflix dhe në shfaqje, Harry pohoi se dikur ishte ndaluar të kalonte kohë me mbretëreshën.
Princi 38-vjeçar dhe gruaja e tij thanë se në vitin 2019 kur ata donin të fillonin një jetë të re jashtë shtetit, gjyshja e tij ishte në dijeni të betejave të tyre dhe i ftoi ata të diskutonin situatën me të.
“Ajo e dinte që ne po i kishim të vështira gjërat, i kisha folur shumë herë për këtë. Ajo tha se nuk kishte plane dhe u shpreh: Pse nuk dilni dhe pini çaj, qëndroni natën, ju dhe Meghan”, tha Harry.
Harry tashmë jeton në Kaliforni me gruan dhe dy fëmijët e tyre.
Top Channel