Fusha e mbetjeve në lagjen Çole në Vlorë është mbuluar nga tymi kancerogjen i djegieve të qindrave gomave makinash.

Siç shihet në pamje,  si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Ekspertët sugjerojnë që gomat të eksportohen për t’u asgjësuar jashtë. Edhe në zonën e Jallisë në Nartë, gomave u vihet zjarri për të marrë telat që mbeten pas djegies. Por pas mbetet gjithashtu edhe tymi toksik që çlirohet nga flakët.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA