Aksidentohet për vdekje një 55-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në rrugë. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së martës, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi te Ura Gjoles në Fushë Krujë.
Një automjet me drejtues shtetasin 19-vjeçar A. K., ka aksidentuar 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S., ndërsa policia ndaloi drejtuesin e automjetit.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit:
Top Channel