Përqindja e energjisë elektrike të konsumuar në Gjermani që vinte nga burimet e rinovueshme të energjisë shënoi një nivel rekord këtë vit, duke u rritur nga 42% në 2021 në 47% në 2022, pavarësisht çrregullimeve të tregut të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Por, energjia elektrike me burim nga linjiti dhe qymyri u rrit gjithashtu, nga 28,3% në 31,9%, raportoi sot shoqata e industrisë së shërbimeve të Gjermanisë (BDEW).
Arsyeja është rivendosja në funksion e centraleve me qymyr në tregun e energjisë elektrike, në mënyrë që Gjermania të kursejë furnizimet e saj me gaz për sezonin e dimrit, pasi Rusia filloi të ndërpriste dërgesat në Evropë.
Si rezultat, sipas llogaritjeve të përkohshme të (BDEW), emetimet e dioksidit të karbonit nga industria energjetike e Gjermanisë janë rritur, për herë të parë ndër vite.
“Sigurisht, ky zhvillim është një hap prapa për klimën”, tha kryetarja e bordit ekzekutiv të BDEW, Kerstin Andreae.
“Kështu që, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rikthyer në rrugën e duhur sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne duhet të përshpejtojmë zgjerimin e energjive të rinovueshme, duke zgjeruar dhe konvertuar rrjetet dhe në zhvillimin e një tregu hidrogjeni”, tha ajo.
Sipas BDEW, konsumi i gazit natyror në Gjermani ra me 14,8% vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë.
Furnizimet me gaz rus shënuan një rënie në 20% këtë vit, pas nje rëniejeje prej 55% vitin e kaluar.
Top Channel