Zjarri masiv përfshin rafinerinë gjigante ruse, në sulmin më të fundit të sabotazhit në vend (fotot)

19/12/2022 17:03

Një shpërthim gjigant në një fushë nafte e gazi në Rusi ka shtuar dyshimet se impjantet e rëndësishme në vend po goditen nga sulme sabotazhi në lidhje me luftën e Putin në Ukrainë.

Pamje dramatike nga eventi tregonin flakë të frikshme që ngiheshin nga impjanti i trajtimit në Markovskoye në qytezën lindore siberiane Ust-Kut,në rajonin e Irkutsk.

Një hapësirë prej 1,000 metra katrorë besohet se është përfshirë nga flakët që kanë djegur karburant të magazinuar, sipas raportimeve.

Të paktën shtatë njerëz janë plagosur, në katastrofën e ndodhur vetëm tre ditë pas një shpërthimi të ngjashëm në rafinerinë e qytetit fqinj Angarsk, i cili ishte akoma më i fuqishëm.

Në pamjet video të shpërthimit, një punonjës i rafinerisë dëgjohet që thotë: “Vania, e kemi keq, imjanti ka shpërthyer”.

“Na kanë thënë të evakuohemi”.

Pas shpërthimit autoritetet thanë se zjarrfikësit gradualisht kishin vënë flakët nën kontroll, duke e izoluar atë nga njësitë e tjera të impjantit apo rezidentët.

Governor Igor Kobzev nuk përmendnte shpërthimin në deklaratën e tij por tha se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe nuk kishte më rrezik”.

“Shtatë njerëz u plagosën, dy janë në gjendje serioze dhe u dërguan me helikopter në Bratsk.”

Impjanti zotërohet nga kompania private Irkutsk Oil një nga më të mëdhatë në Rusi dhe burim kryesor ekonomik në rajonin e Siberisë.

Së fundmi ka pasur shpërthime në qendra tregtare ruse dhe impjante energjitike që janë konsideruar sulme sabotazhi.

FOTO GALERI
1/3
Pamje dramatike nga eventi tregonin flakë të frikshme që ngiheshin nga impjanti i trajtimit në Markovskoye

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA