Fiks Fare mbushi 20 vite nga transmetimi i parë në ekranin e Top Channel.

Emisioni satiriko-investigativ nisi rrugëtimin si një pasion i themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha për një televizion ndryshe dhe modern në Shqipëri.

Në 20 vite transmetim fiks fare ka investiguar dhe ka transmetuar ngjarje të forta dhe tema të mprehta që kanë lënë gjurmë.

Në këtë 20 vjetor, Fiks Fare kujton me një edicion të veçantë të gjitha ngjarjet e rëndësishme të transmetuara. Janë 4400 transmetime të këtij emisioni, me trajtimin e temave të mprehta, historive njerëzore, në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë përvjetor të Fiks Fare kujtohen edhe bashkëpunëtorët dhe ata që dhanë kontributin e tyre në këtë emision.

Fiks Fare në këto 20 vjet ka arritur një standard të lartë të gazetarisë, duke kryer shpesh investigime jo të lehta, gjithmonë me të vetmin qëllim për të sjellë paranë publikut të vërtetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA