Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur muajin e shkuar në Essex të Britanisë, pasi u godit me pistoletë elektrike nga një oficer policie.

Lajmi është publikuar së fundmi në mediat britanike, të cilat shkruajnë se Sali Byberi i cili menaxhonte nje lavazh në Essex, sulmoi një oficer dhe ky i fundit qëlloi disa herë me pistoletë elektrike ndaj shqiptarit.

Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.

“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës.

Partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.

Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA