Tre të plagosur në rajonin e Kievit, shumë shtëpi të dëmtuara pas sulmit

16/12/2022 18:19

Oleksiy Kuleba, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit njoftoi se tre persona janë plagosur pas sulmit me raketa në Kiev.

Sipas tij të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa në të gjithë zonën pati ndërprerje energjie.

Të dëmtuara mbeti infrastruktura energjitike, së bashku me nëntë shtëpi.

Disa zona po vuajnë ndërprerje të furnizimit me ujë dhe ngrohje, ndërsa në rajon po vazhdojnë edhe ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA