Tentoi të fuste përmes portit të Durrësit 500 mijë euro të padeklaruara, zbutet masa për 32-vjeçarin

16/12/2022 13:04

Dhjetë ditë më parë në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj 32-vjeçarit Elidon Çela që futi në Shqipëri përmes portit të Durrësit mbi gjysmë milion euro të padeklaruara.

Nga arrest me burg për Çelën u vendos masa “detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore”, ndërsa hetimet vijojnë për origjinën e parave.

Çela u kap në tetor me sasinë e parave të fshehura në autobusin me udhëtarë, në pronësi të agjencisë së tij.

32-vjeçari Çela, administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe drejtues i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara u arrestua më 21 tetor nga policia në portin detar të Durrësit, së bashku me dy ndihmës shoferët e tij.

Ai ka pretenduar se paratë janë të pastra dhe produkt i punës së tij 27-vjeçare në Itali, ndërsa avokati deklaroi se do e ankimojë vendimin e gjykatës së Durrësit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë konstatuan edhe një sasi mallrash të ndryshme të dyshuara si kontrabandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA