Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët protestë para ambasadës serbe dhe Kryeministrisë

16/12/2022 11:40

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Më pas ata u transferuan para Kryeministrisë, ndërsa mbanin pankarta.

Qytetarë dhe aktivistë marshuan nën sloganin “Mitrovica është Shqipëri” nga ambasada serbe në Tiranë drejt Kryeministrisë.

Ata u shprehën se Serbia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe sindroma antishqiptare, ndërsa kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Ata i kanë kërkuar kryeministri Rama të heqë dorë nga Ballkani  i Hapur. Në protestë ka pasur edhe forca të policisë për t’u siguruar që s’do të kishte  incidente.

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që në protesta të tjera do të ketë më tepër pjesëmarrje.

“Nuk mjaftojnë përse-të e përdhunimi i mbi 21 mijë grave e nënave, 1600 trupa nuk gjenden akoma sepse Serbia gjenocidiale vazhdon të luajë lojën e sulmit të shqiptarëve, duke qenë se ne kemi ujkun brenda varkës, në vend që ta denonconte, ta çonte në Hagë Serbinë, të jepte dëmshpërblim”, thotë me megafon njëri prej protestuesve.

 

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA