Situata në Shkodër/ 2450 hektarë tokë e përmbytur, 100 banesa me prezencë uji në oborre

16/12/2022 10:06

2450 hektarë tokë është e përmbytur në Bashkinë Shkodër, ndërsa 100 banesa kanë prezencë uji në oborre dhe stalla.

Në krahasim me një ditë më parë, sipërfaqja është rritur me 320 hektarë.

Kuota e Drinit është 7.00 m, e cila është rritur me 10 cm me orën 16.00 të ditës së enjte kur kuota maksimale është 7.50 m.

Kuota Liqen është 8.70, e rritur me 8 cm me orën 16 të ditës së enjte, kur 8.70 m është kuota maksimale.

Ana e Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1300 ha.

Në rrugën e Obotit niveli është 1.5m, ndërsa kalueshmëria bëhet vetëm me mjetet e larta ushtarake.

Ujësjellësi Oblika  është momentalisht jashtë funksionit. Në fshatin Obot ka rreth 90 banesa me prezencë të lartë uji në oborre.

Rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat pasi uji arrin në lartësinë 1.5 m, ndërsa sipërfaqe toke e përmbytur në Dajç është 550 hektarë dhe 10 banesa kanë prezencë uji.

Në Bërdicë janë 350 hektarë nën ujë, në Gurin e Zi 50 hektarë dhe Velipojë 200 hektarë. Në rrugën Mes-Prekal në pothuajse gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA