Ndryshimi i fundit i buxhetit 2022 ka shkaktuar debate të forta në komisionin e ekonomisë.
Kritika të ashpra lëshoi socialisti Erion Braçe për shpërndarje të padrejtë të fondeve dhe alokim të shpenzimeve vetëm në fund të vitit. Braçe kërkoi më shumë fonde për bujqësinë propozim që nuk gjeti mbështetje, sektor që me ndërhyrjet e fundit merr vetëm 200 milionë lekë shtesë.
Opozita e quajti këtë rishikim listë qokash, ndërsa llogari deputetët kërkuan edhe për fondet e rindërtimit që u rritën me 12 miliardë lekë.
Nuk munguan as propozimet për një paketë tjetër sociale për shtresat në nevojë, që u hodhën poshtë me argumentin se buxheti nuk mund të rishikohet sërish. Ndërkohë që prej ecurisë së dobët të planifikimit të shpenzimeve janë rreth 1 milionë euro që planifikohet të shpenzohen për investimeve vetëm në muajin e fundit të vitit.
Top Channel