Porti i Antwerpen në Belgjikë shihet kryesisht si kryeqyteti i trafikut të kokainës në Evropë.
Korrupsioni dhe dhuna tani janë në rritje dhe droga gjendet gjerësisht në rrugë.
Ky port thuhet se është vendi i preferuar i shumë kontrabandistëve për të tranportuar drogërat në të gjithë Europën.
Porti ka një rritje masive në dekada. Tani ka një shtrirje 160 km, ku miliona kontinierë mbërrijnë çdo vit nga e gjithë bota.
“Kam provuar të kontrabandoj në Hamburg dhe në Marseille, por çdo gjë është më e lehtë në Antwerp”, tha për BBC një i ndëshkuar për trafikim droge.
Sipas tij autoritetet nuk po bëjnë maksimumin për të mbrojtur portin.
“Porti është i hapur. Pra çfarë po bëjmë tani, ti shkon brenda dhe gjithë informacioni që të nevojitet për të filluar diçka mund ta shohësh vetë. Ti shikon kamionët, njerëzit që punojnë atje, ke emrat e anjeve… asnjëri nuk kërkon llogari”, shtoi ai.
Në port oficerët po përballen me kokainë më shumë se çdo herë. Shumica e kokainës shkon në Norvergji dhe Angli.
Vtëm 2% e kontanierëve kontrrollohen fizikisht. Shumica e kokainës fshihen në kamionet me ushqime, ku nuk ka shumë kohë për tu kontrrolluar gjithçka.
Në port dhe zonën rreth portit nuk mungojnë as sherret, dhuna dhe të shtënat me armë.
Top Channel