Kokaina do t’i dorëzohej një personi në Astir/ Si u arrestuan dy “furnizuesit” mbrëmjen e djeshme, publikohen fotot e tyre

16/12/2022 10:36
Nertil Dalipi dhe Izmir Bahiti

Izmir Bahiti dhe Nertil Dalipi ranë në pranga mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë, pasi policia u sekuestroi mbi 2 kilogramë kokainë.

Më poshtë janë dy fotot e tyre, ndërsa janë zbuluar detaje të reja nga arrestimi.

Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat thanë se Izmir  Bahiti dhe Nertil Dalipi ishin në rolin e furnizuesit dhe drogën do t’ia dorëzonin një personi në rrugën “Mikel Maruli” i cili do ta shpërndante në doza më të vogla.

E. H. është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Kokaina dyshohej se tregtohej për interes të një grupi kriminal në Elbasan.  I arrestuari Nertil Dalipi ka pasur lidhje shumë të afërta me Regis Runajn të vrarë ne Elbasan në korrik të vitit 2020.

Dalipi kishte vetëm dy dite që ishte kthyer nga Belgjika. Burimet thonë se ai ishte nën vëzhgim  jo vetëm të autoriteteve shqiptare por edhe atyre belge.

Bahiti dhe Dalipi përkatësisht 29 dhe 37 vjeç janë të dy banues në Elbasan. Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë lokalizuan fillimisht automjetin me drejtues shtetasin Dalipin dhe pasagjer Bahitin.

Gjatë kontrollit u gjetën 2 pako me kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.000 lekë të reja dhe tre aparate celulare.

FOTO GALERI
3/3
Nertil Dalipi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA