Fshehu një makinë të vjedhur/ Bie në pranga 47-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

16/12/2022 11:36

Dy persona kanë rënë në pranga në Elbasan, pas tre muajve hetime nga policia.

Gjatë operacionit policor të koduar “Paramendimi” u arrestuan M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezulton se  R. K. ka blerë një automjet të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, i cili i kishte të  vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.

Pasi e ka blerë automjetin, shtetasi R. K. e ka fshehur atë në servisin e tij, në Vorë, në banesën e një të afërmi të tij, në Rinas, dhe në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë, shërbimet e Policisë Elbasan kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”,  bashkë me targat e vjedhura.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA