Qeveria nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas në sekuestrimin e pallateve të ndërtuara pa leje, ose në tejkalim të kateve të ngritura ndryshe nga çfarë parashikohej në lejen ndërtimore.
Këtë e dëshmon reagimi kryeministrit Edi Rama në adresë të Shoqatës së Ndërtuesve, që kanë zgjedhur rrugën e ankimimit në Gjykatën Kushtuese për të bllokuar këtë iniciativë të qeverisë.
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”– shkroi Rama në Twitter.
Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 15, 2022
Disa muaj më parë përmes një vendimi qeveria i shpalli tolerancë zero të tilla ndërtimeve. Deri më tani janë disa pallate dhe kate pallatesh të konfiskuara nga shteti.
Këtë veprim kryeministri e argumentoi me faktin se denoncimet për të tilla ndërtime, nuk u hetuan dhe nuk u ndëshkuan nga prokurorë të caktuat, të cilët sipas kreut të qeverisë, janë kapur nga kompanitë e ndërtimit.
Top Channel