Rrezikon shembjen ura e Zogut/ Lezhë, ende qindra hektarë tokë nën ujë

15/12/2022 15:14

Reshjet e 24 orëve të fundit që kanë shoqëruar qarkun e Lezhës kanë sjell jo pak probleme sidomos në tokat bujqësore në bashtinë Lezhë dhe atë të Kurbinit.

Në Gurez të Kurbinit kjo është situata që paraqitet ditën e sotme ku qindra hektarë tokë janë të mbuluara nga uji, po ashtu në Tale vijon të jetë e njëjta situatë ku të mbjellat gjithashtu janë të mbuluara nga uji.

Banorët shprehen se janë gjetur të papregatitur nga kjo situatë, edhe pse përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Prurjet e shumta të Lumit Fan dhe Mat kanë dëmtuar njërën nga këmbët e urës së Zogut në Milot duke e fundosur të paktën 2 metër.

Kujtojmë se kjo urë është monument kulture dhe shpesh herë janë ngritur peticione për restaurimin e saj, por deri më tani nuk është marr asnjë masë duke e lënë të përfundojë në këtë gjende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA