Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës.

Por parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar
në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Territori i Kosovës do të përfshihet nga temperaturat e larta, duke bërë që në vend mos ketë më vlera negative. Kosova do të jetë gjithashtu në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, por në zonat perëndimore priten reshje të pakta shiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA