Shkëmbim të burgosurish në Ukrainë, Kryqi i Kuq: Një marrëveshje e madhe…

14/12/2022 17:38

Kryqi i Kuq ka njoftuar se ekziston mundësia për një marrëveshje të madhe të shkëmbimit të të burgosurve në Ukrainë.

Drejtuesja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq zbuloi se mund të arrihet një pakt për për të burgosurit e luftës Ukrainë-Rusi.

“Në një shkëmbim të gjithë për të gjithë, kjo ka ndodhur në të kaluarën, është një praktikë e njohur dhe mund të ndodhë edhe në konfliktin ndërkombëtar Rusi-Ukrainë. Pra, kjo mundësi është sigurisht një që mund të merret nga palët”, tha Mirjana Spoljaric Egger.

Më herët sot Andriy Yermak, drejtuesi i zyrës së Volodymyr Zelensky, deklaroi se 64 ushtarë ukrainas dhe një amerikan që jetonte në Ukrainë ishin liruar në shkëmbimin e fundit të të burgosurve midis Kievit e Moskës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA