Forcat ruse qëlluan në ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Khersonit, tha në Telegram më 14 dhjetor Yaroslav Yanushevich, kreu i kësaj baze.
“Rreth orës 11:00, raketa të shumta goditën qendrën. Predhat goditën ndërtesën dhe dy kate u dëmtuan”, ka shkruar ai, duke shtuar se sipas informacioneve fillestare, nuk ka viktima.
Ukraina rimarrë Khersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.
Khersoni konsiderohet si rajoni më i rëndësishëm nga katër rajonet që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe të cilat Moska pretendon se i ka aneksuar. Kjo pasi nëpër të kalon rruga e vetme tokësore që lidhet me Gadishullin e Krimesë dhe nëpër të kalon lumin i rëndësishëm Dnjepër.
Teksa Khersoni po përballet me granatime, në lindje të Ukrainës forcat e Kievit po përballen me sulme të ashpra në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.
Top Channel