Kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon me turin e bashkëbisedimeve me te rinjtë, ku këtë herë u ndaj në njësnë nr.6 dhe ndau me të rinjtë e Kombinatit disa nga investimet më të rëndësishme që do të bëhen në zonën e tyre dhe në të gjithë Tiranën.
“Piramida do të jetë projekti më i bukur i Tiranës, si shkolla më serioze për teknologjinë e informacionit. Një kampus shumë i mirë dhe që do shërbejë si model është kampusi i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Tetë godinat e reja aty nuk dallojnë fare nga një kampus i Evropës Perëndimore, por nuk mjafton, sepse kampusi më i madh është në qytetin “Studenti”, tek rruga e Elbasanit. Kemi mbaruar me Kopshtin Zoologjik, na duhet të vijojmë me Kopshtin Botanik. Gjithashtu, së shpejti përfundojmë Unazën e Tiranës “, tha Veliaj.
Kryebashkiaku përmendi edhe disa projekte të tjera si Teatri i ri Kombëtar, që pritet të fillojë punimet brenda këtij viti.
“Qershia mbi tortë do të jetë ajo që e fillojmë këtë muaj, hapja e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar, sepse unë besoj që në një qytet, siç është ky një ambient komod, ku s’ka ardhur njeri me batanije me vete në mes të dhjetorit, do të thotë s’kemi nevojë të vuajmë, siç kanë vuajtur prindërit tanë. E paskemi në dorë vetë që të kemi një hapësirë dinjitoze dhe besoj se kur të mbarojë Teatri Kombëtar, që ne duam ta fillojmë përpara festave, do të jetë ndoshta Teatri më i bukur Kombëtar në gjithë rajonin”, tha Veliaj.
Gjatë bashkëbisedimi te tij me te rinjtë Veliaj përmendi dhe opozitën për te cilën tha se mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet.
Top Channel