Përmbysja e gomones në Kanalin Anglez, organizata për refugjatët: Janë politikat “armiqësore” të qeverisë

14/12/2022 13:57

Një organizatë për refugjatët ka kritikuar qeverinë britanike pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kanalin Anglez.

Organizata thekson se pas politikave të vendosura kjo ngjarje e rëndë ishte “e parashikueshme” dhe “e pashmangshme”.

Tim Naor Hilton, shefi ekzekutiv i Aksionit për Refugjatët, tha se vdekjet e Kanalit të thyenin zemrën dhe ishin “ritraumatizuese” për refugjatët e tjerë.

“Të jemi të qartë, tragjedia e sotme dhe ajo e ditëve të mëparshme janë të parashikueshme dhe të pashmangshme dhe të shkaktuara nga politikat armiqësore të qeverisë, të tilla si ato të shpallura dje nga kryeministri,  të cilat janë krijuar për të mbajtur njerëzit jashtë dhe jo për të mbajtur njerëzit të sigurt”, tha ai.

Hilton tha se ministrat kishin “injoruar” një raport të Zyrës së Brendshme që sugjeronte se politikat parandaluese ishin joefektive.

“Që atëherë, dhjetëra njerëz kanë vdekur në brigjet jugore, megjithatë qeveria ka dyfishuar skemat e shtrenjta dhe të kota për t’u ngurtësuar që vetëm i bëjnë më të mundshme vdekjet në Kanal”, tha ai, duke bërë thirrje që qeveria të krijojë rrugë më të sigurta për emigrantët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA