Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur nga përmbytja e gomones gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, në tentativë për të mbërritur në brigjet britanike.
Daily Mail raporton se viktimat po transportohen me avion, ndërsa 43 persona të tjerë janë shpëtuar të gjallë, por po luftojnë për jetën në spital.
Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e emigrantëve të cilët ndodheshin në gomone.
Ata kishin telefonuar rojën bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit të sotëm.
Gjatë natës të së martës, temperaturat ranë në 1C në Dover dhe gjasat janë të ketë qenë më ftohtë në det.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi planin me pesë pika për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Top Channel