Gjermania mbron Ballkanin, Scholz: Anëtarësimi në BE, në interes të Berlinit!

14/12/2022 20:32

Olaf Scholz deklaroi përpara Bundestagut gjerman se anëtarësimi i vendeve të Ballkanin Perëndimor ne BE është me interes të madh, së pari për vetë Gjermaninë.

Kancelari gjerman e përshëndeti hovin e ri të dhënë  bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Europian me gjashtë vendet e rajonit gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit.

“Është në interesin gjerman dhe europian që pjesa e mbetur e Ballkanit të bëhet pjesë e bllokut europian. Bashkimit Evropian”, tha zoti Scholz para ligjvënësve në Berlin. Ashtu sic është po në interesin tonë që nga viti 2023 Kroacia të jetë pjesë e zonës Schengen”, tha Scholz.

Aktualisht, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në aspiratën e tyre për anëtarësim në familjen e madhe evropiane. Gjatë viteve të fundit procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë përparim.

Por situata ka ndryshuar pas sulmit rus në Ukrainë në muajin shkurt, dhe tani Brukseli e ka shtuar ndjeshëm angazhimin me vendet Ballkanit si rajon i konsideruar jetik edhe për sigurinë e gjerë në Europë.

Kancelari tha se mbështetja për Kievin dhe sanksionet kundër Moskës do të vazhdojnë të intensifikohen për aq kohë sa Presidenti Vladimir Putin vazhdon luftën e tij kundër Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA